• e enjte, 07 nëntor 2024

FSSHRMV: Fondi ka bërë disa zgjidhje të përkohshme, pritet që javën e ardhshme të rregullohen pagat për punonjësit shëndetësorë

FSSHRMV: Fondi ka bërë disa zgjidhje të përkohshme, pritet që javën e ardhshme të rregullohen pagat për punonjësit shëndetësorë
Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Fondi i Sigurimit Shëndetësor e njofton publikun se ekipet teknike po punojnë në vazhdimësi për funksionalitet të plotë të sistemit, ndërsa në ndërkohë Fondi ka bërë disa zgjidhje të përkohshme me të cilat tejkalohen disa probleme. Në këtë moment, Fondi fillon komunikimin me institucionet shëndetësore publike që ta grumbullojë dokumentacionin e nevojshëm për pagesën e pagave. 
 
Në interes të publikut, ndërsa në lidhje me pyetjet e dërguara nga gazetarët, Fondi i publikon këto informacione: 
 
"Sa i përket pagesës së pushimit mjekësor, të lehonisë dhe rimbursimit, Ju njoftojmë se me vënien në funksion të plotë të sistemit do të paguhen të gjitha detyrimet e FSSH-së ndaj të siguruarve, por edhe ndaj institucioneve shëndetësore. Lidhur me problematikën me të cilën po përballet FSSH, ju njoftojmë se FSSH po shfrytëzon kapacitetet dhe njohuritë e të gjithë ekspertëve të TI-së të brendshëm dhe të jashtëm për të cilat ka mundësi ligjore. Në lidhje me personat e siguruar që për çfarëdo arsye ndryshojnë mjekun amë (përfshirë edhe daljen në pension të mjekut të mëparshëm amë), janë hartuar udhëzime për mjekët amë se si të veprojnë në një rast të tillë", thuhet në kumtesën e Fondit.
 
Nga FSSHRMV edhe një herë duan të informojnë se analiza e ekipeve teknike të ekspertëve ka vërtetuar se gjatë sulmit kibernetik nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të Fondit. 
 
 
"Shërbimet rajonale të Fondit po pranojnë vazhdimisht kërkesat, përveç kësaj, Shërbimet Rajonale janë të qasshëm edhe përmes telefonit përmes linjave të shpallura publikisht për informacione për të siguruarit, të cilave ata mund t'u drejtohen dhe marrin informacion në lidhje me të gjitha zgjidhjet që janë në përputhje me mjekët amë përmes të cilëve të siguruarit mund të përfitojnë kujdes shëndetësor", thuhet në njoftimin e Fondit.
 
Nga Fondi, gjithashtu, njoftojnë se me kohë dhe në vazhdimësi do ta informojë publikun për të gjitha informacionet e reja të verifikuara të cilat janë në interes të qytetarëve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR