• e mërkurë, 25 shtator 2024

Franca e mbështeti GJPN-në lidhur me thirrjen për urdhër arreste të liderëve të Izraelit dhe Hamasit

Franca e mbështeti GJPN-në lidhur me thirrjen për urdhër arreste të liderëve të Izraelit dhe Hamasit

Paris, 21 maj 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka bërë të ditur sot se e mbështet pavarësinë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe “luftën kundër mosndëshkimit” të saj, në lidhje me thirrjen e prokurorit të GJPN-së për urdhërarrest për liderët e Izraelit dhe Hamasit.

“Franca e mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, thuhet në komunikatë.

Shtohet dënimi i "masakrave antisemite" nga grupi militant Hamas më 7 tetor, si dhe shkeljet e mundshme të ligjit ndërkombëtar nga ushtria izraelite në Gaza.

“Sa i përket Izraelit, këshilli paraprak do të vendosë nëse do t'i lëshojë ato urdhra pas shqyrtimit të dëshmive të paraqitura nga prokurori”, thuhet në komunikatë.

Kryeprokurori i GJPN-së, Karim Kan, kërkoi të hënën urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e mbrojtjes Joav Galant për "nxitje të shfarosjes, nxitje të urisë si një metodë lufte, duke përfshirë ndalimin e ndihmës humanitare dhe shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në konflikt".

Urdhër-arreste janë kërkuar gjithashtu për liderët e Hamasit, Jahja Sinvar, Mohamed Deif dhe Ismail Hanije për shfarosje, vrasje, pengmarrje, përdhunim dhe sulme seksuale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR