• e enjte, 26 shtator 2024

IOM: Më shumë se 90.000 njerëz janë zhvendosur në Liban pas sulmeve treditore izraelite

IOM: Më shumë se 90.000 njerëz janë zhvendosur në Liban pas sulmeve treditore izraelite

Bejrut, 25 shtator 2024 (MIA) - Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) sot kumtoi se pas sulmeve treditore ajrore izraelite në Liban, në atë vend janë zhvendosur të paktën edhe 90.530 persona.

Pothuajse 40.000 prej tyre aktualisht janë vendosur në 283 strehimore.

Një numër i madh i njerëzve në Izraelin verior dhe Libanin jugor kanë qenë tashmë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë përleshjeve gati një vit midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit dhe grupeve të tjera të armatosura që luftojnë kundër Izraelit.

Qeveria izraelite i ka vënë vetes synimin për të kthyer njerëzit nga veriu në shtëpitë e tyre.

Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) në Liban ka shprehur shqetësim serioz për përshkallëzimin në Liban.

Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare sot kumtoi se gjithsej 200.000 njerëz janë zhvendosur në Liban që kur Hezbollahu pro-iranian filloi të gjuante raketa në veri të Izraelit më 8 tetor të vitit të kaluar, gjë që shkaktoi hakmarrje izraelite. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR