• e premte, 27 shtator 2024

SHBA-ja po zhvillon një nismë të re për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe Liban

SHBA-ja po zhvillon një nismë të re për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe Liban

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - SHBA-ja po zhvillon një përpjekje të re diplomatike për t'i dhënë fund armiqësive, si në Gazë, ashtu edhe në Liban, duke i lidhur dy konfliktet si pjesë të një nisme të vetme, deklaruan për mediat perëndimore burime të njohura me iniciativën.

Hollësirat janë duke u përpunuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, sipas dy zyrtarëve libanezë, dy diplomatëve perëndimorë, një burim i informuar me qëndrimet e Hezbollahut dhe një burim i informuar me bisedimet.

Deri tani nuk ka asnjë koment nga Shtëpia e Bardhë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR