• e martë, 26 nëntor 2024

Erdogan: Shumë vende të NATO-s nuk dëshirojnë që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës

Erdogan: Shumë vende të NATO-s nuk dëshirojnë që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe shumë vende të NATO-s nuk dëshirojnë që Ukraina të bëhet anëtare e Aleancës. Këtë e ka deklaruar presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në një intervistë për televizionin amerikan, En-Bi-Si.

"Në vend të parë, SHBA-ja nuk dëshiron ta shohë Ukrainën si anëtare e NATO-s. Shumë vende tjera anëtare të NATO-s gjithashtu nuk dëshirojnë që Ukraina të inkuadrohet në Aleancë. Duke marrë parasysh këto fakte, ky proces nuk duhet të nxitohet", tha Erdogan.

"Kur marrim vendime, gjithmonë kemi parasysh qëndrimin e vendeve tjera anëtare të NATO-s. Diskutojmë çështjet e mundshme në tryezën e bisedimeve dhe marrim vendimin përfundimtar në përputhje me rrethanat".

Ai potencoi se pozita e vendeve të tjera anëtare të NATO-s do të jetë e rëndësishëm për të kur të shqyrtojë çështjen e pranimit të Ukrainës në Aleancë.

Lideri turk shtoi se Ankaraja nuk ka marrë vendim përfundimtar për këtë çështje. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR