• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Sudan nga kolera në shtator jetën kanë humbur 430 persona

Në Sudan nga kolera në shtator jetën kanë humbur 430 persona

Kartum, 25 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se 430 persona kanë humbur jetën nga kolera në Sudan gjatë muajit të kaluar, ndërsa mbi 14.000 janë infektuar, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në kumtesë thuhet se autoritetet po bënin gjithçka që është e mundur "në kushte të rritjes së numrit të infekuarve".

"Kurimi në zonat e prekura është shumë i komplikuar për shkak të luftës civile në Sudan", deklaroi përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Sudanin, Tom Perielo.

Organizata "Mjekë pa Kufij" raportuan se puna e tyre "rregullisht është penguar nga të dyja palët në konflikt, kështu që përgjigja humanitare mbetet shumë nën nivelin e kërkuar".

Kolera është një sëmundje që përhapet me shpejtësi dhe është shumë ngjitëse. Mund të shkaktojë diarre, dehidrim dhe vdekje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), është relativisht e lehtë për t'u kuruar, por ajo duhet të bëhet shpejt.

Gratë shtatzëna dhe fëmijët janë ndër më të prekurit nga kolapsi i sistemit shëndetësor, thuhet në raportin më të ri i "Mjekëve pa Kufij".rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR