• e diel, 09 mars 2025

Forumi i tretë gjyqësor për barazi gjinore dhe gjyqësorin në Ballkanin Perëndimor

Forumi i tretë gjyqësor për barazi gjinore dhe gjyqësorin në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Forumi i tretë gjyqësor për barazi gjinore dhe gjyqësorin në Ballkanin Perëndimor do të mbahet sot në Shkup, në prag të shënimit të 75 vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Forumi organizohet nga Qendra AIRE (AIRE Centre), në partneritet me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe Ambasadën britanike në Maqedoninë e Veriut.

Forumi, sipas organizatorëve, mbledh së bashku gjyqtarët vendas dhe ndërkombëtarë, prokurorë, përfaqësues të qeverisë dhe ekspertë ligjorë për të diskutuar mbi rolin e gjyqësorit në përballjen me dhunën me bazë gjinore dhe femicidin.

Në forum do të marrin pjesë nënkryetarja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjyqtarja Ivana Jeliq, drejtoresha e programit për Ballkanin Perëndimor në Qendrën AIRE, Biljana Brejtveit dhe zëvendës shefi i misionit të Ambasadës britanike në Maqedoninë e Veriut, Daniel Filler.

Sipas organizatorëve, në Forum do të marrin pjesë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe Shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, Karolie Ziadeh. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR