• e premte, 22 nëntor 2024

Fon der Lajen kërkon mbrojtjen e civilëve në Lindjen e Mesme

Fon der Lajen kërkon mbrojtjen e civilëve në Lindjen e Mesme

Bruksel, 2 tetor 2024 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot paralajmëroi për përshkallëzimin e mëtejshëm pasi Irani kreu sulm me raketa ndaj Izraelit.

"Veprimet e tilla kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe përshkallëzojnë tensionet në një situatë tashmë jashtëzakonisht ekstreme", tha fon der Lajen dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të mbrojnë jetën e civilëve të pafajshëm.

Ajo e dënoi ashpër sulmin iranian.

Fon der Lajen përsëriti "thirrjen e Bashkimit Evropian për ndërprerjen e zjarrit përtej kufirit me Libanin dhe në Gazë dhe lirimin e të gjitha pengjeve që janë mbajtur për gati një vit". 

 

QËNDRONI TË LIDHUR