• e premte, 05 korrik 2024

Fon der Lajen: Hyrja në BE do të jetë fitorja më e madhe për ukrainasit

Fon der Lajen: Hyrja në BE do të jetë fitorja më e madhe për ukrainasit

Strazburg, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Anëtarësimi në BE do të jetë fitorja më e madhe për ukrainasit, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në fjalimin e saj para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Ajo ka folur në prag të mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel nesër dhe të premten, kur do të diskutohet edhe për zgjerimin e BE-së.

Fon der Lajn, kohën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës e quajti "dy vite të dhimbshme".

"Ne kujtojmë të gjithë dhimbjen që (Presidenti rus Vladimir) Putin u shkaktoi ukrainasve dhe evropianëve të pafajshëm me shantazh energjie. Në këto ditë të zeza, kishte dritë në guximin e rezistencës ukrainase, në gëzimin e të çliruarve nga pushtimi rus, në simpatinë e gjithë kontinentit evropian ndaj shoqërisë ukrainase. Evropa mbeti e bashkuar, Ukraina rezistoi dhe sepse evropianët hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre, për shkak të ndihmës financiare dhe ushtarake evropiane, theksoi ajo. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR