Fon der Lajen: Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm për Evropën, prandaj duhet t’i mbrojmë fermerët
- Vështirë të ketë sektor të rëndësishëm për kontinentin tonë nga bujqësia e cila është jetike për shëndetin tonë dhe me rëndësi strategjike për ekonominë tonë, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një konferencë shtypi në Bruksel kushtuar Dialogut strategjik për të ardhmen e bujqësisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:05, 4 shtator, 2024
Bruksel, 4 shtator 2024 (MIA) - Vështirë të ketë sektor të rëndësishëm për kontinentin tonë nga bujqësia e cila është jetike për shëndetin tonë dhe me rëndësi strategjike për ekonominë tonë, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një konferencë shtypi në Bruksel kushtuar Dialogut strategjik për të ardhmen e bujqësisë.
“Por, e dimë se fermerët tanë përballen me sfida të shumta dhe gjithnjë e më të mëdha nga konkurrenca shumë e vështirë globale deri te efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike”, deklaroi Fon der Lajen.
Ajo theksoi se për të zbutur këto pasoja dhe sfida, BE-ja ka bërë progres të rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë më të madhe, në kuadër të të cilit është edhe ky Dialog strategjik në kuadër të të cilit janë paraqitur zgjidhje më konsensuale.
"Por, ne të gjithë e dimë se duhet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë - për të mbrojtur fermerët tanë dhe për ta bërë sistemin bujqësor-ushqimor më rezistues, më konkurrues, por më e rëndësishmja më të qëndrueshëm", theksoi Fon der Lajen.
Ajo theksoi se ndër prioritetet e Komisionit të ri Evropian do të jetë sigurimi i të ardhurave të drejta, të mjaftueshme dhe prosperiteti i qëndrueshëm për fermerët, mbështetjen e bujqësisë në interes që punon të natyrës dhe reduktimin e procedurave burokratike, veçanërisht për fermat e vogla dhe familjare. qa/
Foto: Skrinshot