Flamengo vendosi ta shkarkojë trajnerin Sampaoli
- Drejtuesit e Flamengos kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin e ekipit Horhe Sampaoli, raporton "Globo".
Rio-de-Zhanejro, 26 shtator 2023 (MIA) - Drejtuesit e Flamengos kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin e ekipit Horhe Sampaoli, raporton "Globo".
Largimi i Sampaolit ende nuk ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve për pagesën e dëmshpërblimit. Në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes në muajin prill, shuma në rast të shkarkimit ishte 2.5 milionë euro, por gradualisht zvogëlohej për shkak të skadimit të marrëveshjes, e cila është e vlefshme deri në vitin 2024.
Raportohet se Flamengo do të dëshironte ta emërojë ish-trajnerin e Brazilit Tite në vend të Sampaolit, i cili ka duruar turbulenca disa muaj në Flamengo. Në korrik, ndihmësi i tij Pablo Fernandez e goditi lojtarin Pedro dhe më pas u pushua. Dy javë më vonë, Zhersoni në stërvitje ia theu hundën bashkëlojtarit Gilermo Varela.
Ekipi ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e kampionatit brazilian, me 40 pikë nga 24 ndeshje.
Foto: EPA