• e enjte, 29 janar 2026

FIFA: Numër rekord i transferimeve në vitin 2025 në vlerë prej mbi 13 miliardë euro

FIFA: Numër rekord i transferimeve në vitin 2025 në vlerë prej mbi 13 miliardë euro

Cyrih, 28 janar 2026 (MIA) – Klubet e futbollit në mbarë botën kanë realizuar rekord prej 24.558 transferimeve në futbollin e meshkujve në vitin 2025, me shpenzime të përgjithshme prej 13,08 miliardë dollarë, njoftoi sot FIFA në raportin e saj për transferime globale. 

Kjo është rritje prej shtatë për qind në krahasim me vitin 2024 dhe shënon numrin më të madh të transferimeve në historinë e futbollit për meshkuj të klubeve.

FIFA njoftoi se në vitin 2025 janë bërë 86.158 transferime ndërkombëtare rekorde të lojtarëve në të gjitha nivelet – futbolli profesional për meshkuj dhe për femra, si dhe në sferën e futbollit amator. 

Në mesin e transferimeve më të shtrenjta vitin e kaluar ishte transferimi i mesfushorit gjerman Florian Virc nga Baer Leverkuseni në kampionin anglez Liverpul, në vlerë prej 100 milionë paund, me bonuse potenciale deri 16 milionë paund. 

Në mesin e pesë transferimeve më të mëdha ndërkombëtare ishin Hugo Ekitike (nga Ajntrahti në Liverpul), Xhon Duran (nga Aston Vila në Al – Nasër), Benxhamin Sheshko (nga Lajpcigu në Mançester Junajted) dhe Nik Voltemade (nga Shtutgarti në Njukasëll). 

Futbolli i femrave përjetoi edhe një vit të rritjes së konsiderueshme, me 2.440 transferime ndërkombëtare të realizuara në vitin 2025, që është rritje prej më shumë se gjashtë për qind në krahasim me vitin e kaluar. Shpenzimet e përgjithshme për transferime arritën rekordin prej 28,6 milionë dollarë. fc/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR