• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fillon projekti prej 250 milionë euro për komunat, deri në fund të vitit në dispozicion do të kenë gjashtë miliardë denarë

Fillon projekti prej 250 milionë euro për komunat, deri në fund të vitit në dispozicion do të kenë gjashtë miliardë denarë

Gostivar, 5 shtator 2024 (MIA) - Deri në fund të vitit, gjashtë miliardë denarë do të jenë në dispozicion për komunat, pra nga 250 milionë euro që duhet të ndahen për projekte zhvillimore të komunave.

Thirrja publike që komunat të aplikojnë për projekte infrastrukturore tashmë është publikuar dhe është bërë në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara më parë në Ministrinë e Transportit, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Arsimit dhe Shkencës, Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Sportit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Sipas kryeministrit Hristian Mickoski, këto mjete do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të komunave dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

"Apeloj që sa më shumë komuna, pavarësisht përkatësisë politike të kryetarëve të komunave, që të marrin pjesë në këtë thirrje. Ne jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe synimi jonë është të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. Këto para nënkuptojnë më shumë projekte, zgjidhje për rrugë të reja, bulevarde, shkolla, çerdhe, kanalizime, gjithçka që i nevojitet në esencë qytetarëve", tha Mickoski në konferencën e sotme për media me ministrin e Vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski.

Sipas tij, ky është projekti i parë i tillë i një karakteri kaq të gjerë për zhvillimin infrastrukturor të komunave.

"Në të kaluarën janë bërë projekte infrastrukturore në kryeqytet, por asnjëherë kudo dhe për të gjitha komunat, në përmasa kaq të mëdha sa është ideja me këto 250 milionë euro dhe jam i vetëdijshëm që një pjesë e madhe e komunave po përballen me nevojat elementare për zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe investimeve kapitale", tha Mickoski.

Mickoski theksoi se i gjithë procesi do të jetë transparent dhe i qasshëm dhe për ekspertizë nga i gjithë opinioni.

Ministri Perinski potencoi se mjetet do të funksionojnë nga tetori dhe se do të vendosen në llogari dedikuar përmes gjashtë ministrive prej nga do të transferohen në llogarinë e dedikuar të vetëqeverisjes lokale. Paratë sigurohen me ribalancin e buxhetit.

Vetëqeverisjet lokale mund të aplikojnë me një ose më shumë projekte infrastrukturore në fushën e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, si dhe në fushën e politikës sociale dhe arsimit.

"Thirrja publike tashmë është publikuar dhe hapur në ueb faqen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe ueb faqen e Qeverisë dhe është publikuar në dy media të shkruara", tha Perinski.

Afati për plotësimin e formularit të aplikimit është shtatë ditë dhe komunat duhet ta dorëzojnë atë deri në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Pastaj, në afat brenda dhjetë ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit dorëzohet në Ministrinë përkatëse të zonës së projektit ku do të bëhet vlerësimi.

"Vlerësimi pritet të përfundojë në afat jo më shumë se dhjetë ditë dhe në bazë të asaj ministritë resore përgatisin propozim vendim se cili projekt do të financohet nga zona e tyre dhe ai propozim vendim dërgohet për miratim në seancën e qeverisë", tha Perinski.

Mjetet do të ndahen përmes Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Sportit.

I gjithë procesi, thekson ministri Perinski do të ndiqet nga Trupi koordinues i qeverisë. rq/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR