MPB: Kallëzim penal për një 64-të vjeçar për "përdhunim të fëmijës ende pa i mbushur 15-të vjet", i caktohet paraburgim
- Një banor 64-të vjeçar i Makedonski Brodit është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vepër penale "përdhunim të një fëmije ende pa i mbushur 15-të vjet". Atij i është caktuar masë paraburgimi prej 30-të ditësh.
- Post By Sara Ademi
- 20:40, 4 prill, 2025

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Një banor 64-të vjeçar i Makedonski Brodit është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vepër penale "përdhunim të një fëmije ende pa i mbushur 15-të vjet". Atij i është caktuar masë paraburgimi prej 30-të ditësh.
"Me datë 04.04.2025, NJPB Makedonski Brod pranë SPB Manastir në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (64) nga Makedonski Brod për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal "përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet". B.S. dyshohet se me datë 04.03.2025 në Makedonski Brod ka puthur dhe prekur trupin e një vajze të mitur nga Makedonski Brod-i", informojnë sot nga MPB.
Ngjarjes së datës 04.03.2025 i ka paraprirë e njëjta ngjarje më 03.07.2025 nga B.S. ndaj së njëjtës vajzë, për të cilën dëshmitarët okularë kanë raportuar në Qendrën për punë sociale në Makedonski Brod, por nga ana e tyre nuk janë marrë masa. Për këtë, theksojnë nga MPB, do të pasojnë aktivitete pëotësuese për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga gjyqtari i procedurës paraprake personit B.S. i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas së cilës është dërguar në Burgun e Manastirit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s