• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministri Mucunski në takimin ministror të NATO-s në Bruksel

Ministri Mucunski në takimin ministror të NATO-s në Bruksel

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dje dhe sot ka marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në takimin ministror të vendeve-anëtare të NATO-s, që po mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel, informojnë nga Ministria.

Në takim është theksuar rëndësia e Ballkanit Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, me theks në nevojën për reagim më të shpejtë në rajonin e Unionit si element thelbësor për stabilitet rajonal dhe evropian.

Ministrat e kanë riafirmuar rëndësinë e partneritetit srategjik mes dy organizatave dhe plotësueshmërinë e tyre në përpjekjet për sigurimin e paqes së përhershme dhe stabilitetit në rajonin euroatlantik.

"Nga ana e ministrave u theksua se një shtyllë më e fortë evropiane në kuadër të një Aleance të fortë të NATO-s do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit transatlantik. Në këtë drejtim u mirëpritën iniciativat e reja të BE-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, ndërsa u theksua nevoja e përfshirjes së aleatëve të NATO-s që nuk janë anëtarë të BE-së", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në mënyrë plotësuese, është shprehur mbështetja e fuqishme për përpjekjet e SHBA-së për arrigtje të paqes së përhershme përmes rrugës dhe dialogut diplomatik. Janë konfirmuar edhe angazhimet për rritje të akordimeve buxhetore për mbrojtje, si dhe përforcim të kapaciteteve dhe aftësive për ndërtim të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, me qëllim të përgjigjes më efikase të kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta.

Në margjinat e takimit, ministri Mucunski zhvilloi takime të shkurtra dypalëshe me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute, si dhe me kolegë ministra nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Rumania, Gjermania, Italia dhe Mali i Zi. Ata diskutuan çështje që ndërlidhen me stabilitetin rajonal, sigurinë dhe paqen. mb/

Foto: MPJTJ

QËNDRONI TË LIDHUR