• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takimi Toshkovski - Hodulin: Mbështetje intensive nga BE-ja përmes IPA projekteve për krijimin e një force policore me standarde evropiane

Takimi Toshkovski - Hodulin: Mbështetje intensive nga BE-ja përmes IPA projekteve për krijimin e një force policore me standarde evropiane

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) -  Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka mbajtur takim pune me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Stefan Hodulin, shef i Departamentit për bashkëpunim dhe Danica Stoshevska, menaxhere programore në zyrë, kumtoi MPB.

Në takim u shqyrtua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në realizimin e projekteve të financuara përmes Instrumentit për Asistencë të Para-anëtarësimit (IPA).

Hodulin u shpreh i kënaqur me atë që është arritur në kuadër të projekteve tashmë të zbatuara që janë duke u realizuar në ministri dhe shprehu shpresën se impenjimi do të vazhdojë me të njëjtin intensitet.

"Ministri Toshkovski, në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme falënderoi delegacionin e BE-së për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se është e një rëndësie të jashtëzakonshme për ministrinë dhe se të gjitha resurset do të sigurohen nga ne për të shfrytëzuar maksimalisht dhe racionalisht mbështetjen financiare që synon arritjen e standardeve evropiane në punën policore", thonë nga MPB.

Gjatë takimit u diskutuan edhe për projektet e ardhshme që janë pjesë e Programit Nacional IPA për vitin 2025 dhe periudhën në vijim, pas së cilës u arrit një konkluzion i përbashkët se do të vijojnë aktivitetet intensive në periudhën e ardhshme me synim finalizimin e planeve dhe projekteve si bazë për programimin e ardhshëm dhe sigurimin e të gjitha parakushteve të nevojshme nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe angazhimin e plotë në përgatitjen e tyre.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen dhe vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe në të ardhmen. sa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR