• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon fushata "Të gjitha të drejtat për të gjithë fëmijët"

Fillon fushata

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Në Ditën Botërore të Fëmijëve - 20 Nëntor, Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hapi pas hapi” dhe Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut fillojnë fushatën “Të gjitha të drejtat për të gjithë fëmijët” me video edukative të përgatitur për të drejtat e fëmijëve.

Siç njoftoi Fondacioni, video fushata është pjesë e projektit "Fëmijët në vendin e parë!", financuar nga Bashkimi Evropian, dhe do të realizohet nga dhjetori i vitit 2024 deri në qershor të vitit 2025, në partneritet me Departamentin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara pranë Zyrës së Avokatit të Popullit dhe shkollave fillore të përfshira në projekt.

"Qëllimi i fushatës është të informojë dhe edukojë publikun për të drejtat e fëmijës; ta rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes së nxënësve dhe përfshirjen e nxënësve në vendimmarrje përmes Parlamentit të nxënësve dhe Avokatit të Popullit të nxënësve; ta rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike dhe mënyrat e mbrojtjes. Qëllimi, gjithashtu është të motivohen të gjithë aktorët (shkollat, prindërit e nxënësve, autoritetet arsimore, përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale) për një kuptim më të mirë të të drejtave të fëmijës si dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, duke i inkurajuar ata që të angazhohen për të gjithë të drejtat për të gjithë fëmijët", thekson Fondacioni “Hap pas hapi”.

 Në Ditën Botërore të Fëmijëve, festohet miratimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 20 nëntor 1959. Vendi ynë e ka ratifikuar Konventën 31 vjet më parë. qa/

Foto: printskrin nga video "Të gjitha të drejtat për të gjithë fëmijët"

 

QËNDRONI TË LIDHUR