• e martë, 28 janar 2025

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin e Hungarisë Klein

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin e Hungarisë Klein

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot u takua me ambasadorin e Hungarisë,  Andrash Klein, ku diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm arsimor mes dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e iniciativave të reja në periudhën në vazhdim.

"Në takim, Janevska theksoi se bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Evropian është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë, sepse praktikat pozitive evropiane janë integruar në sistemin arsimor kombëtar dhe kjo e përshpejton përparimin e vendit. shprehu kënaqësinë që pala hungareze nëpërmjet programit Stipendium Hungaricum ofron mbështetje financiare tani më një periudhë të gjatë përmes bursave për studentët maqe-donas të regjistruar në studimet deridiplomike, pasdiplomike dhe studimet e doktoraturës në universitetet shtetërore", kumtoi MASH.

Ambasadori Klein informoi më hollësisht për agjendën e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor për Kulturë, Arsim dhe Inovacion, e cila më 3 dhe 4 shkurt organizohet në Budapest nga Ministria hungareze e Kulturës dhe Inovacionit, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja Janevska. sa/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR