• e martë, 28 janar 2025

Automjetit të Ministrisë për sistem politik i mungonin pjesë, ndërsa disa ishin ndërruar

Automjetit të Ministrisë për sistem politik i mungonin pjesë, ndërsa disa ishin ndërruar

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Automjetit "BMW", në pronësi të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për të cilin ministri javën e kaluar ministri Ivan Stoilkoviq informoi se është gjetur në gjendje shumë të keqe, i mungojnë pjesë, ndërsa disa pjesë janë ndërruar. 

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka publikuar sot procesverbalin, ku theksohet se mungojnë pjesë të motorit, dera e përparme e majtë dhe krahu i majtë i përparmë janë çmontuar dhe në vend të tyre janë vendosur një derë dhe krahë nga një automjet tjetër, parakolpi është çmontuar, ndërsa plotësisht janë hequr edhe të dy bravat në anën e majtë.

Në procesverbalin theksohet se automjeti ishte lënë në servis në gjendje të shkëlqyer në karroceri dhe nuk i mungonte asnjë pjes, e vetmja e metë ishte motori i bllokuar.

Automjeti është lënë në “Auto Laker Bunjo” në Kumanovë për shkak të bllokimit të motorit, por nuk është kthyer në Ministri pas skadimit të kontratave të lidhura me këtë servis më 10 mars 2022 dhe 30 maj 2023.

"Automjeti është dërguar në servisin e autorizuar gjatë vlefshmërisë së kontratës së parë të lidhur ndërmjet palëve kontraktuese, ku është konstatuar një defekt i rëndë. Pas përfundimit të kontrollit dhe diagnostikimit të automjetit, u konstatua se motori ishte i bllokuar dhe duhej zëvendësuar me motor të ri. Për situatën është njoftuar Kabineti i ish-ministrit. Për shkak se ministri i atëhershëm nuk ka miratuar riparimin e automjetit, ai nuk është riparuar dhe ka mbetur në ambientet e bartësit të prokurimit", theksohet në procesverbal.

Zyrtarët administrativë Sadudin Asipi dhe Afrim Veseli, të cilët është dashur ta kthejnë automjetin në emër të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësivee, kanë pasur disa përpjekje të pasuksesshme për të kontaktuar me servisin e autorizuar.

"Ministri kërkoi që automjeti të kthehet në ambientet e Ministrisë. Për këtë, në disa raste nga ana ime (Saudin Asipi) është thirrur nëpërmjet telefoni servisi i autorizuar, me kërkesë që automjet të kthehet në MMB. Nga ana e riparuesit në të gjitha rastet më është premtuar se do ta kthejnë automjetin gjatë javës së punës ose javës në vijim, por kjo nuk u realizua. Kjo kërkesë nga MMB-ja, përkatësisht përmes meje Sadudin Asipit drejtuar riparuesit zgjati disa muaj. Në ditët e para të vitit 2025, Sekretari shtetëror përsëri kërkoi nga unë (Sadudin Asipi) që të kontaktoj edhe një herë me kompaninë dhe të kërkoj që automjeti t'i kthehet Ministrisë së menjëherë, pa vonesë, ndërsa në të kundërtën do të merren masa në përputhje me rregulloret ligjore pozitive. Bëra disa përpjekje të pasuksesshme për të kontaktuar me servisin e autorizuar me telefon, pas së cilës dërgova një mesazh SMS me kërkesën e deklaruar më parë. Servisi i i autorizuar nuk iu përgjigj telefonatave dhe as mesazheve të mia, theksohet në procesverbal.

Të dy të punësuarit nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më 14 janar me autorizim të sekretarit shtetëror kanë shkuar në Kumanovë, ku kanë konstatuar gjendjen e keqe të automjetit. ls/

Foto: MMB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR