Pa rrymë nesër një pjesë e Aerodromit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit
- – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Aerodrom, Butel dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 16:34, 27 janar, 2025
Shkup, 27 janar 2025 (MIA) – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Aerodrom, Butel dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup.
Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Todor Çangov”, më saktë nga udhëkryqi me “Todor Çangov” numër 10 deri në udhëkryqin me “Gjorgi Kapçev” numër 25 në Komunën Aerodrom.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "3" dhe “Radishanska” në Komunën Butel.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e bulevardit “Aradhet partizane” në rrethin e kazinosë Astra në Karposh 4 dhe një pjesë e shfrytëzuesve të Nerezit të Poshtëm në Komunën Gjorçe Petrov. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s