• e premte, 04 tetor 2024

Fillon debati mbi amendamentet për ribalancin e buxhetit

Fillon debati mbi amendamentet për ribalancin e buxhetit

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Komisioni për financim dhe buxhet sot në Kuvend e filloi seancën për amendamentet për ribalancin e buxhetit, pasi të shtunën përfundoi debati i përgjithshëm i cili zgjati tre ditë. Janë dorëzuar 58 amendamente.

Gjatë debatit të përgjithshëm pushteti dhe opozita patën qëndrime të ndryshme dhe shkëmbyen akuza. Deputetët e partive në pushtet akuzuan se qeveria e kaluar ka lënë një vrimë të madhe buxhetore, ndërsa opozita akuzoi pushtetin e ri se nuk i kupton nevojat e qytetarëve dhe se kanë dhënë premtime të rrejshme parazgjedhore.

Deputeti Bojan Stojanovski sot deklaroi se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së planifikon që ribalancin e buxhetit për vitin 2024 ta miratojë në javën e dytë të gushtit me çka do të fillojë konsolidimi i situatave të ashpërsuara.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR