• e premte, 05 dhjetor 2025

Filloi fushata për promovimin e Portalit Kombëtar uslugi.gov.mk

Filloi fushata për promovimin e Portalit Kombëtar uslugi.gov.mk

Ohër, 31 gusht 2025 (MIA) – Ministria e Transformimit Digjital sot nga Ohri e filloi fushatën për promovimin e Portalit Kombëtar uslugi.gov.mk, përmes të cilit qytetarët mund të marrin më shumë se 200 shërbime elektronike. 

Fillimin e fushatës e shënoi ministri i këtij dikasteri Stefan Andonovski, i cili paralajmëroi se promovimi i portalit do të vazhdojë në të gjitha qytetet në vend, në sheshet e parqeve, por edhe në universitete, shkolla, vende të punës...

“Pres që interesimi të rritet dukshëm. Çdo shërbim të cilin qytetarët mund ta shfrytëzojnë në portal është kohë e shkurtuar, shpenzime të shkurtuara dhe pritje e shkurtuar në radhë, si dhe efikasitet i rritur i institucioneve. Shpresoj se kjo do të hasë në pjesëmarrje të mirë te qytetarët”, tha Andonovski. 

Ai theksoi se Portali Kombëtar uslugi.gov.mk, ofron më shumë se 200 shërbime elektronike për qytetarët dhe gjithsej 300 shërbime elektronike bashkë me portale të tjera. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR