• e hënë, 01 korrik 2024

Filarmonia në Parkun e Qytetit me "Odiseja 2024“

Filarmonia në Parkun e Qytetit me

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Filarmonia e Maqedonisë sonte në Parkun e Qytetit do ta realizojë koncertin tradicional "Filarmonia në qiell të hapur". Koncerti i titulluar "Odiseja 2024" është inspiruar nga filmi "2001": Odiseja kozmike" e regjisorit Stenli Kjubrik dhe e paralajmëron edhe sezonin e ri të koncerteve..

Nën shkopin dirigjues të maestros Diana Imeri Ilioska do të performohen tema muzikore nga emrat e mëdhenj të kompozitorëve nga bota e muzikës klasike: Mocart, Betoven, Shtraus, Rosini, Haçaturian, Elgar, Hendël, Puk dhe Shostakoviç, të cilët i kanë shënuar filmat maestral: "Odiseja 2001", "Portokalli i ferrit", "Beri Lindon" dhe "Sy gjerësisht të mbyllur"

"Kjubrik e ka shikuar muzikën si një nga armët më të fuqishme në realizimet e tij artistike, kështu që edhe zgjedhja e tij e veprave ka qenë shumë delikate. Pikërisht muzika e kompozitorëve klasikë, i bën filmat e Kjubrik më shumë të njohur, duke u fhënë dramaturgji dhe estetikë të veçantë", thonë nga Filarmonia. mb/

Foto: Filarmonia

QËNDRONI TË LIDHUR