• e diel, 22 dhjetor 2024

FIFA ka marrë katër kandidatura për organizimin e Kampionatit botëror për femra 2027

FIFA ka marrë katër kandidatura për organizimin e Kampionatit botëror për femra 2027

Cyrih, 25 prill 2023 (MIA) – Janë dorëzuar katër kandidatura për organizimin e Kampionatit botëror për femra në vitin 2027, njoftoi sot FIFA.

Kandidaturë të përbashkët dorëzuan SHBA-ja dhe Meksina, më pas Holanda, Belgjika dhe Gjermania, dhe Brazili dhe Afrika e Jugut gjithashtu shprehën interes.

Pritësi i Kampionatit botëror për femra 2027 do të zgjidhet në maj 2024.

“Ne jemi të kënaqur nga interesimi i treguar dhe jo vetëm sepse vjen nga vendet anëtare me një traditë të fortë futbolli që përfaqësojnë katër konfederata, duke konfirmuar popullaritetin e vazhdueshëm të futbollit të femrave në mbarë botën”, tha Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samura.

Kampionati botëror për femra këtë vit do të mbahet në Australi dhe Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht. ls/

foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR