• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Fetai: Jo vetëm ligje, por edhe kulturë dhe vetëdije në luftën kundër korrupsionit

Fetai: Jo vetëm ligje, por edhe kulturë dhe vetëdije në luftën kundër korrupsionit

Manastir, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai vizitoi sot qëndroi për vizitë në Manastir, ku mori pjesë në Karvanin Antikorrupsion të organizuar nga programi “Qytetarët Kundër Korrupsionit,” i financuar nga USAID dhe zbatuar nga QMBN.

"Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje e miratimit të ligjeve dhe proces administrativ, por kërkon një transformim kulturor që përfshin të gjitha nivelet e shoqërisë. Suksesi në këtë betejë kërkon forcimin e institucioneve, edukimin e qytetarëve, mbrojtjen e denoncuesve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar", tha Fetai në fjalimin e tij.

Karvani Antikorrupsion bashkoi përfaqësues të rëndësishëm, përfshirë USAID-in, Komisionin Shtetëror Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare, Prokurorinë e Manastirit dhe Komunën e Manastirit, duke dëshmuar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të hapur bashkëpunimin me qytetarët. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR