• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Mucunski: Është shumë herët të diskutohet për pranim të Ukrainës në NATO

Mucunski: Është shumë herët të diskutohet për pranim të Ukrainës në NATO

Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Shteti ynë ka qasje pozitive drejt politikës së dyerve të hapura të NATO-s për pranim të anëtareve të reja, por për momentin është herët të diskutohet për anëtarësim të Ukrainës në Aleancë, deklaroi për MIA-n ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi lidhur me nismën e Kievit për anëtarësim të Ukrainës në NATO me procedurë të shpejtë. 

“Ne si shtet në përgjithësi kemi qasje pozitive drejt parimit të dyerve të hapura, por ai është vendim i cili merret me konsensus dhe për të cilin duhet të ketë diskutim më të hollësishëm ndërmjet vendeve anëtare. Është shumë herët të diskutohet për një gjë të tillë”, theksoi Mucunski, i cili po qëndron në Bruksel, ku sot dhe nesër merr pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. 

Ukraina është tema kryesore në mbledhjen e Këshillit NATO-Ukrainë në formë të darkës së punës në kuadër të takimit të ministrave, në të cilin marrin pjesë edhe shefi i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha dhe përfaqësuesja e re e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas. 

Siç njoftoi Mucunski, ministrat e anëtareve të NATO-s me Sibiha dhe Kallas do të bisedojnë për ngjarjet më të reja lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, hapat të cilat i ndërmerr Aleanca për ndihmë të vendit, si dhe për qëndrimet e aleatëve lidhur me zbatimin e konkluzioneve e nga Samiti i korrikut i Paktit në Uashington. 

Takimi i ministrave filloi me mbledhjen e Këshillit Veri-Atlantik në nivel të shefave të diplomacive kushtuar konfliktit aktual në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të tij ndaj sigurisë euroatlantike, në të cilin mori pjesë edhe mbreti jordanez Abdulla i Dytë. 

Sipas Mucunskit, në takim është biseduar për sfidat serioze nga pikëpamja politike dhe e sigurisë lidhur me ngjarjet në Lindjen e Mesme, të cilat ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe paqen globale. 

“Në atë drejtim ishin ndarë pikëpamje edhe pati diskutim për atë si NATO duhet të pozicionohet për këto çështje kyçe në periudhën që vjen”, tha Mucunski.  

Lidhur me propozimet për rritjen e alokimeve për nevojat e mbrojtjes nga vendet anëtare dhe mbi nivelin e së paku dy për qind të PBB-së kombëtare, Mucunski thotë se ky është pragu i vendosur aktualisht nga Aleanca dhe që respektohet nga vendi ynë.

“Jemi të vetëdijshëm se ekziston situatë e përkeqësuar dhe e paqëndrueshme nga pikëpamja e sigurisë në nivel global. Do të punojmë me aleatët që t’i përshtatemi realitetit të cilin e kemi”, shtoi Mucunski.

Në margjinat e takimit, Mucunski kishte takim dypalësh me homologen e tij sllovene Tanja Fajon, në të cilin, siç theksoi, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera si dy vende anëtare të NATO-s dhe për partneritet të ndërsjellë, të cilët nuk janë vetëm politike, por tregohet edhe në praktikë në pjesën e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ushtri. 

“Ne flasim edhe për sfidat që kemi si një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. E falënderova për mbështetjen parimore që na jep Sllovenia në atë rrugë dhe patëm dialog aktiv për të gjetur zgjidhje për të gjitha sfidat që janë para nesh si shtet, por edhe para nesh si anëtarë të barabartë të Aleancës”, theksoi Mucunski.

Minister of Foreign Affairs and Foreign Trade met Tuesday with his Slovenian counterpart, Tanja Fajon, on the sidelines of the meeting of NATO foreign ministers in Brussels.

Më herët, në Iks, Ministria e Punëve të Jashtme sllovene njoftoi se tema kryesore e takimit ishte perspektiva evropiane e vendit, ku Fajon i tha Mucunskit se Sllovenia është mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së dhe "prandaj ne do të bëjmë çmos për t'ju ndihmuar të zbatoni detyrimet tuaja për të përmbushur kushtet e anëtarësimit”.

Gjatë pjesëmarrjes së Mucunskit në takimin e ministrave të NATO-s janë paraparë edhe takime të tjera me homologët e tij, në mesin e të cilëve edhe me ministrin shtetëror britanik për Evropë dhe Amerikë Veriore, Stiven Doti dhe me ministren kanadeze të Punëve të Jashtme, Melani Zholi. 

Takimi i shefave të diplomacive të anëtareve të NATO-s vazhdon nesër me mbledhje të Këshillit Veri-Atlantik në të cilin, siç paralajmëroi sekretari shtetëror i Aleancës, Mark Rute, temë kryesore do të jetë përforcimi i “agresionit rus ndaj aleatëve”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR