• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Paraburgim tetë ditor për një të ri nga Shkupi i cili ka tentuar të djegë një flamur

Paraburgim tetë ditor për një të ri nga Shkupi i cili ka tentuar të djegë një flamur

Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Paraburgim tetë ditor i është caktuar një të riu nga Shkupi, i cili ka tentuar të djegë një flamur, informuan sonte nga Ministria e Punëve të Brendshme.  

Siç informoi MPB, shkupjani 20-vjeçar ishte kapur dje rreth orës 23 në rajonin e komunës Qendër. 

“Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB – Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër K.K., në moshën 20-vjeçare, për shkak se ka kryer veprën penale sipas nenit 319 nga KP. Mbrëmë në orën 23:10, në rajonin e Qendrës në Shkup, nëpunës të policisë e privuan nga liria K.K., i cili ishte kapur gjatë përpjekjes që me shkrepëse të djegë një flamur”, sqarojnë nga MPB.  

Flamuri dhe shkrepësja  ishin marrë, ndërsa ai ishte mbajtur në stacionin e policisë. Kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë. Nga gjykatësi i procedurës paraprake i ishte caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR