• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Mickoski nga Brukseli: Jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka që është parimore për shtetin dhe qytetarët, por ultimatume nuk pranojmë

Mickoski nga Brukseli: Jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka që është parimore për shtetin dhe qytetarët, por ultimatume nuk pranojmë

Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili është për vizitë në Bruksel, në një deklaratë për mediat pas takimeve të sotme me komisaren e re për zgjerim, Marta Kos dhe me kryetarin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, tha se Qeveria mbetet e përqendruar në reforma dhe se është e gatshme të diskutojë për gjithçka që është parimore për shtetin dhe qytetarët, por se ultimatume nuk pranon. 

"Në të dyja takimet, në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe do të thoja të përzemërt dhe konstruktive, diskutuam për të gjitha ato që kemi kaluar si sfida në të kaluarën, për gjithçka për të cilën është dashur të heqim dorë në emër të vlerave evropiane, por njëkohësisht riafirmuam qëndrimet tona se nuk pranojmë ultimatume, se jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bisedojmë aq sa është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për të hapur klasterin e parë, për ta kaluar shpejt procesin e negociatave dhe për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian", deklaroi Mickoski. 

Porositi se Qeveria mbetet e përkushtuar për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe si pjesë e kësaj agjende është edhe inspirimi që shteti të bëhet pjesë e familjes evropiane. fc/

Fotografia: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR