FEIT hap dyert për studentët e ardhshëm
- Prezantimi i programeve studimore, vizita në laboratorë, biseda dhe shoqërim joformal shënoi ditën e sivjetme të hapur në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup.

Shkup, 13 prill 2025 (MIA) - Prezantimi i programeve studimore, vizita në laboratorë, biseda dhe shoqërim joformal shënoi ditën e sivjetme të hapur në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup.
Siç njoftojnë nga Fakulteti, laboratorët janë vizituar përmes lojës së njohur interaktive Scavenger HUNT.
Dekani i FEIT, prof.dr. Vladimir Atanasovski theksoi se çdo vit, tradicionalisht, organizojnë Ditën e Hapur me qëllim që studentët e ardhshëm t'i njoftojnë me të gjitha ngjarjet në Fakultet.
Në takimin me studentët e rinj morën pjesë përfaqësues të Dekanatit dhe të diplomuar nga FEIT.
Në ngjarjen e organizuar në oborrin e kampusit të fakulteteve teknike, tubimi pranveror ka vijuar me argëtim me DJ, board lojëra, lojëra sportive, pije dhe ushqime të mira, theksojnë nga FEIT.
Foto: FEIT