• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Durmishi: Nesër do të nënshkruhet paga për të punësuarit në Inspektoratin e Punës

Durmishi: Nesër do të nënshkruhet paga për të punësuarit në Inspektoratin e Punës

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Nesër do të nënshkruhet paga për të punësuarit në Inspektoratin e Punës dhe nuk do të ketë asnjë pengesë për pagesat në muajt në vijim, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, nga foltorja e Kuvendit.

Siç tha Durmishi në përgjigje të pyetjes që e parashtroi deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, sistemi i vjetër për përllogaritje të pagave dhe numri i madh i të punësuarve, të dhënat e të cilëve duhet të ndryshohen janë arsyeja që gjithsej 550 punonjës në dy inspektoratet, atë të tregut dhe atë të punës, kanë mbetur pa pagat e marsit gjatë festave të Pashkëve.

Në pyetjen, megjithatë, që më herët e parashtroi Borçe Cvetkov nga LSDM-ja, ministri paralajmëroi se do të krijohet një shportë e pranueshme konsumatore për të gjithë qytetarët, e cila para se të hyjë në fuqi, do të prezantohet para sindikatave dhe opinionit.

"Në Inspektorati i Punës dhe Tregut ka gjithsej 550 të punësuar. Për të gjithë, administrata punoi ditë e natë që të bëhen ndërmarrje në Ministrinë e Ekonomisë. Fatkeqësisht, Inspektoratin e Punës e gjetëm me një sistem të vjetër të përllogaritjes së pagave, të dhënat për 192 persona duhej të ndryshonin dhe llogaritja e pagave të vendosej në sistemin e ri të Ministrisë së Ekonomisë. Ju garantoj se nesër do të nënshkruhen pagat për ata të punësuar dhe nuk do të ketë pengesa për muajt në vijim", iu përgjigj Durmishi deputetes Trençevska.

Sipas ministrit, ngrirja e marzheve dhe masat e tjera, kanë dhënë efekt, ndërsa këtë e vërtetojnë, theksoi, edhe numrat. Për pagën minimale, shtoi Durmishi, ka ligj dhe Qeveria është e obliguar ta publikojë në bazë të tij. Në lidhje me atë që është bërë muajt e fundit, potencoi se, mes tjerash, ka rritje të pagave në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe MPB-së.

"Në lidhje me shportën, do të bëjmë një përllogaritje të hapur, të pranueshme për të gjithë qytetarët, e cila fillimisht do t'u prezantohet sindikatave, mediave dhe opinionit, e më pas do të hyjë në fuqi. Ka Grup punues që ka punuar në vazhdimësi dy muajt e fundit dhe në të përfshihen përfaqësues nga të gjitha institucionet adekuate: Ministria e Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria Doganore, Enti Shtetëror i Statistikave...Për pagën minimale është në fuqi një ligj dhe Qeveria ka qenë e detyruar që në bazë të tij ta publikojë dhe pagat tjera do të llogariten në bazë të pagës minimale. Përveç masave për çmimet, kanë efekt edhe masat në sektorin e punës. Këtë e them në bazë të argumenteve. Jam gati të ulem dhe të diskutoj me fakte se çfarë kemi arritur në 10 muajt e fundit", nënvizoi Durmishi.

Cvetkov, duke parashtruar pyetjen, theksoi se, sipas treguesve faktikë, për të mbijetuar një familje nevojiten tre paga minimale. rq/bsh/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR