Nëse nuk ndryshon mentaliteti te disa individë, të kota janë edhe ligjet më të mira, thotë Mickoski për reformat në sistemin gjyqësor
- – Reformat në sistemin gjyqësor po përgatiten dhe janë në fazën përfundimtare dhe duhet të miratohen deri në fund të qershorit, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, duke shprehur dilemë se diçka nga ajo do të funksionojë pa ndryshim të mentalitetit te disa individë dhe “me gjykatës dhe prokurorë të tillë, të cilët janë zgjedhur në mënyrën si janë zgjedhur”.
- Post By Fitore Curri
- 17:37, 24 prill, 2025

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) – Reformat në sistemin gjyqësor po përgatiten dhe janë në fazën përfundimtare dhe duhet të miratohen deri në fund të qershorit, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, duke shprehur dilemë se diçka nga ajo do të funksionojë pa ndryshim të mentalitetit te disa individë dhe “me gjykatës dhe prokurorë të tillë, të cilët janë zgjedhur në mënyrën si janë zgjedhur”.
Sipas Mickoskit, bëhet fjalë për grup të vogël, por, siç thotë, “ai grup i vogël e kontaminon atë ind më të madh i cili meriton të jetë edhe gjykatës edhe prokuror”.
“Ligjet që janë në përputhje me Misionin e Vlerësimit do t'i kalojmë, me Raportin, ato më brilantet. Siç kërkohet, do t'i kalojmë, por ju siguroj se nëse nuk ndryshon mentaliteti i individëve, edhe ligjet më të mira janë të pavlera. Fatkeqësisht, kjo do të jetë e vështirë për ne, për shkak të rikthimeve nga e kaluara dhe koncesioneve politike që një pjesë e vogël e atyre njerëzve kanë ndaj disa pronarëve të tyre që nuk janë sot këtu. Ky është thelbi. Nuk pres që të kemi ndryshime të shkëlqyera, por është e jona të mundohemi dhe të luftojmë”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.
Në një situatë të tillë, sipas Mickoskit, nuk mund të presim zgjidhje brilante, madje edhe nesër po të miratohen ligjet më brilante.
“Tjetër gjë është nevoja për reforma për shkak të mënyrës se si miratohet Kodi Penal me flamur evropian këtu në Kuvend, kur një grup i madh zyrtarësh politikë janë amnistuar. Kjo është tjetër gjë dhe krijon të përziera dhe një ndjenjë neverie në opinion, e cila transmetohet edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se çfarë qeverie tjetër është në pushtet. Dhe në kushte të tilla tani jemi duke luftuar një betejë të humbur,” deklaroi Mickoski.
Së shpejti, theksoi Mickoski do të vijnë edhe ato ligje, por, siç thotë, “nëse nuk kemi kush të sjellë drejtësi, dhe nëse ende për fat të keq projekton padrejtësi, e kotë është gjithçka”.
Lidhur me punën e Këshillit Gjyqësor, Mickoski theksoi se mjaftueshëm tregon për çfarë profili të personaliteteve bëhet fjalë, kur “edhe krahas mosbesimit të votuar të anëtarëve në Kuvend, ata edhe më tutje vazhdojnë të jenë pjesë e Këshillit Gjyqësor, të marrin mijëra euro kompensim mujor, gjatë kësaj duke pasur më pak se 2 për qind besim te qytetarët dhe askujt asgjë”.
“Vallë ju prisni nga këta njerëz diçka më shumë. Unë jo. Fytyrën gomë”, deklaroi Mickoski.
Mickoski dërgoi reagime të ashpra edhe për Këshillin e Prokurorëve Publikë për rastin me Teodorën.
“Por nuk është vetëm kjo. Në këtë rast është edhe një institucion tjetër, Këshilli i Prokurorëve Publikë, imagjinoni, një prokuror i lartë publik që kërkon zvogëlimin e aktgjykimit të shkallës së parë. Për shkak se ky rast ka pjesën e parë të aktgjykimit prej 3 vjet e gjysmë, prokurori ankohet për dënimin e ulët, eprori i tij, i cili është në Gjykatën e Lartë, e pranon vendimin, gjegjësisht pranon që të jetë më pak se 2 vjet”, tha Mickoski.
Nëse dikush mendon se ne kemi kujtesë të shkurtë gënjehet, tha Mickoski, duke theksuar se nuk do të kalojnë ashtu thjeshtë disa gjëra dhe se “drejtësia duhet të jetë e paprekshme dhe ta marrin të gjithë”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s