• e diel, 05 janar 2025

FAO: Në dhjetor çmimet e ushqimit u ulën, më shumë u lirua sheqeri

FAO: Në dhjetor çmimet e ushqimit u ulën,  më shumë u lirua sheqeri

 Romë, 3 janar 2025 (MIA) - Çmimet e ushqimit janë ulur lehtë në dhjetor të vitit 2024, me ulje dukshëm të sheqerit dhe çmime të qëndrueshme të drithërave, njoftoi sot Organizata  për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO).

 Indeksi i çmimeve të FAO-s për shportën e produkteve ushqimore bazë në dhjetor mesatarisht ishte 127 pikë   dhe ishte për 0,5 për qind më i ulët se në nëntor, llogariti FAO. Megjithatë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2023, çmimet e ushqimit janë 6,7 për qind më të larta

 Në të gjithë vitin 2024, shporta e produkteve ushqimore bazë ishte 2,1 për qind më e lirë, me çmime dukshëm më të ulëta për drithërat dhe sheqerin që peshojnë më shumë se rritjet e vajrave bimore, qumështit dhe produkteve të qumështit dhe mishit. Çmimi i sheqerit ka shënuar rënie më të madhe në muajin dhjetor, për 5,1 për qind krahasuar me muajin nëntor, falë përmirësimit të parashikimeve për kulturat bujqësore të prodhuesve kryesorë. Krahasuar me  

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR