• e mërkurë, 17 korrik 2024

Euroambasadori Gir në hapjen e „Europe House“ në Manastir

Euroambasadori Gir në hapjen e „Europe House“ në Manastir

Manastir, 6 maj 2023 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir dhe kryetari i Manastirit, Toni Konjanovski, sot zyrtarisht do ta hapin „Europe House“  në këtë qytet. 

Hapja e shënon fillimin e aktiviteteve për Ditën e Evropës 2023 të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Hapja e Europe House do të përfshijë aktivitete të ndryshme.

Europe House e re do të punojë në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, e cila ishte ruajtur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian përmes Programit për zhvillim lokal dhe rajonal. 

Kjo është Europe House e katërt e hapur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, pas Shkupit (2018), Kriva Pallankës dhe Strumicës (2020). fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR