• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi në VK Bogorodicë-Evzoni, automjetet orientohen në VK Dojran

Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi në VK Bogorodicë-Evzoni, automjetet orientohen në VK Dojran

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të zjarrit në anën e Greqisë, në ndërprerje ë[shtë qarkullimi në vendkalimin kufitar Bogorodicë - Evzoni, ndërsa automjetet janë orientuar në vendkalimin kufitar Dojran, informuan sot nga LAMM.

Paraprakisht, MPB-ja ka njoftuar qytetarët se për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anën e Greqisë, është ndërprerë qarkullimi përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Po ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij, do të mund të kalohet sërish përmes vendkalimit kufitar.

Nga policia apelojnë që qytetarët të mos shkojnë në vendkalimin derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi u normalizua.

Sipas burimeve të MIA-s nga Gjevgjelia, zjarri ka shpërthyer para orës 12 në mesditë dhe po digjet deri në vendkalikmin kufitar në dalje nga Greqia.

Në kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore mund të vërehet se janë tre kolona automjetesh, të cilët presin në dalje të shtetit dhe nuk lëvizin.

Korrespondentja e MIA-s nga Athina njoftoi se në afërsi të pikës kufitare Bogorodicë nga ana greke ka shpërthyer zjarr në pyll, pasi vendkalimi është i mbyllur, në mënyrë parandaluese dhe përkohësisht, me siguri për shkak të tymit.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 39 zjarrfikës me dy ekipe këmbësorike, 12 automjete dhe një helikopter.

Burime nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë thanë për MIA-n se zjarri është aktiv dhe në afërsi të kufirit. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR