• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani i ofroi Rusisë dhe Ukrainës negociata paqësore në Turqi

Erdogani i ofroi Rusisë dhe Ukrainës negociata paqësore në Turqi

Ankara, 29 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përmes një video mesazhi, të kumtuar në samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore" në Tiranë, theksoi se vendi i tij është i gatshëm të jetë nikoqir i negociatave paqësore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Erdogani tha se vendi i tij vazhdon ta mbështesë zgjidhjen paqësore për pushtimin rus ndaj Ukrainës dhe është i gatshëm të ofrojë platformë për negociata adekuate.

"Pavarësisht se kemi hyrë në vitin e tretë të luftës totale pavarësisht përpjekjeve tona, nuk ka mjaft përparim për paqen. Unë jam i përkushtuar t'i jap diplomacisë dhe dialogut një shans që të përfundojë lufta me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", tha Erdogan në video mesazhin.

Erdogani bëri thirrje në një punë të përbashkët për "konfirmimin e parametrave të përgjithshëm të paqes", dhe deklaroi se, në këtë kuptim, Ankaraja në parim e mbështet propozimin paqësor të Ukrainës. Ai pastaj përkujtoi se Turqia ndihmoi në Nismën e Detit të Zi për grurin, nga e cila Rusia u tërhoq gjatë verës së vitit 2023.

"Nga ana tjetër, jemi të gatshëm sërish ta ofrojmë tryezën negociuese që paraprakisht e organizuam në Stamboll për të ndërtuar paqe", shtoi ai.

Moska dhe Ankaraja paraprakisht e njoftuan vizitën e presidentit rus Vlladimir Putin në Turqi. Vizita do të mbahet pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi, të caktuar për më 17 mars. sa/ 

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR