• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogani e prezantoi "Kupolën e hekurt" - sistemin e parë kundërajror të prodhuar në Turqi

Erdogani e prezantoi

Ankara, 28 gusht 2025(MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka prezantuar sistemin e parë përmbrojtje kundërajrore të prodhuar në Turqi, të njohur si "Kupola e hekurt", që tashmë i është dorëzuar ushtrisë turke, duke vlerësuar se ajo paraqet "kthesë pëfr vendin dhe industrinë e saj mbrojtëse".     

"Sot e kemi furnizuar ushtrinë tonë me sistemin"kupola e hekurt", e cila përbëhet nga 47 automjete në vlerë prej 460 milionë dollarëve, që do të ndërtojë besim mes aleatëve dhe do të mbjellë frikë tek kundërshtarët", tha Erdogan dje në ceremoninë në objektin e gjigantit për industri mbrojtëse Aselsan, në Ankara, njoftoi Dejli Sabah.

"Kupola e artë", që është paralajmëlruar në gusht të vitit të kaluar, Erdogani e përshkroi si "sistem nga sistemet", që integron bateri lokale zhvillimore, radarë, senzorë elektrooptikë, module komunikimi dhe komanda dhe qendra kontrolluese.

Dorëzimi përfshin sistemet e mbrojtjes ajrore "Hisar O 100" dhe "Siper", sistemet e radarëve Alp 300-G dhe Alp 100-G, sistemet e luftës elektronike "Puhu" dhe "Redet", si dhe automjetet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi "Korkut".

Kupola e Hekurt është kulmi i viteve të tëra investimesh që e kanë ndihmuar Turqinë të transformohet nga një vend që mbështetet shumë në pajisjet e huaja në një vend ku sistemet vendase plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e industrisë së saj të mbrojtjes. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR