• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ekuador shpalli gjendje të jashtëzakonshme përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

Ekuador shpalli gjendje të jashtëzakonshme përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kito, 13 prill 2025 (MIA) - Autoritetet në Ekuador dje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtatë nga gjithsej 24 provincat, përfshirë kryeqytetin Kito, vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Masat u vendosën për shkak të rritjes dramatike të dhunës në lidhje me kartelet e drogës. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 60 ditë dhe ka hyrë në fuqi ditën e djeshme.

Presidenti aktual Daniel Noboa përballet me kandidaten e të Majtës, Luisa Gonzalez mes dhunës në rritje.

Në dekretin e Presidentit Noboa theksohet se masa është e nevojshme për shkak të "përshkallëzimit të dhunës, krimeve të rënda dhe aktiviteteve të paligjshme intensive të grupeve të armatosura të organizuara".

Gjendja e jashtëzakonshme përfshin heqjen e disa lirive civile, të tilla si mbrojtja nga kontrollet e paautorizuara dhe liria e tubimit, ndërsa në shumë qytete është vendosur edhe orë policore.

Noboa, i cili është në pushtet që nga viti 2023, ka vendosur edhe më parë masa të tilla për të luftuar dhunën e kartelit. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR