• e enjte, 30 janar 2025

Ekspertë nga SHBA dhe BE pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut: Pushteti nënkupton përgjegjësi dhe respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Ekspertë nga SHBA dhe BE pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut: Pushteti nënkupton përgjegjësi dhe respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Uashington, 10 maj 2024 (MIA) - Fitorja në zgjedhje dhe marrja e pushtetit është përgjegjësi e madhe, obligim që të realizohet premtimi, të vazhdohet rruga drejt BE-së dhe të respektohen marrëveshjet e lidhura, vlerësojnë analistë dhe ekspertë ndërkombëtarë për Zërin e Amerikës duke komentuar fitoren e Gordana Siljanovska Davkovës në zgjedhjet presidenciale dhe atë të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

"Fitorja në zgjedhje është nder për presidenten e ardhshme Gordana Siljanovska dhe për z. (Hristijan) Mickoski dhe ekipin e tij të cilët korrën sukses në zgjedhjet parlamentare. Por këtu vjen edhe përgjegjësia e madhe. Dhe ky është realizimi i premtimeve dhe kjo do t'i jepte prioritet sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, përmirësimin e ekonomisë dhe vazhdimin e rrugës drejt BE-së”, ka thënë Filip Riker, ish ambasador i SHBA-së në Shkup dhe ish ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

Ai konsideron se zgjerimi i BE-së nuk ka alternativë dhe kjo është e ardhmja e Maqedonisë.

“Kam parë një momentum real për zgjerimin, një ton i tillë vjen nga Brukseli dhe nga kryeqytetet e tjera që janë të rëndësishme për zgjerimin, tani është koha për ta çuar vendin para”, ka thënë Rikeri.

Меморандумот за разбирање што неодамна во Вашингтон го потпишаа македонскиот премиер Димитар Ковачевски и специјалниот претставник и координатор на Центарот за глобален ангажман на Стејт депа

Eduard P. Xhozef, analist për Ballkanin në Fakultetin për studime ndërkombëtare pranë Universitetit Xhon Hopkins konsideron se qeveria e re në Shkup duhet të tregojë lidership, duke pasur parasysh mbështetjen e madhe që mori në zgjedhje.

"Duhet të shpresojmë që Mickoski të kuptojë se ka përgjegjësi kur do ta udhëheq qeverinë dhe jo të jetë opozitar apo të jetë në fushatë politike. Marrëdhëniet me Greqinë janë thelbësore, Marrëveshja e Prespës është e vlefshme, e detyrueshme për të dyja palët. Ai e ndihmoi vendin, ruajti identitetin e saj dhe shpresoj që Mickoski e kupton këtë", thotë Xhozef.

Sfidat që e presin në marrëdhëniet me Bullgarinë në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ai pret që të jenë vendimtare për qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

"Në koalicion do të ketë partner shqiptar në qeveri. Me gjasë kjo do të jetë opozita e deritashme VLEN. Ata do të jenë para një sfide, sepse VLEN është obliguar të votojë ndryshimet kushtetuese. Çfarë do të ndodhë nëse pas gjashtë muajve të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nuk votohet për ato ndryshime?! Çfarë do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut? Kjo është një çështje e hapur", ka thënë Xhozef.

Фокусот на Администрацијата на Трамп на решавање економски прашања на Балканот и замижувањето кон политичките, придонесе за влошување на односите меѓу некои земји уште од времето на војните п

Pol Mekarti, drejtor për Evropën pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka komentuar marrëdhëniet e ardhshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me intencën se një strukturë e re politike po vjen në Shkup.

"Do të nevojiten koka të ftohta për të ecur përpara dyja vendet, por edhe shumë diplomaci nga Brukseli dhe Uashingtoni, për të lehtësuar procesin se qëllimi përfundimtar duhet të jetë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së", ka thënë Mekarti.

Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Shkup, nuk mendon se tani hapet mundësia për ndikim më të madh nga Moska, duke pasur parasysh se në pushtet vjen një parti djathtiste.

“Është e qartë se Rusia do ta shfrytëzojë çdo mundësi për dezinformata dhe taktika për të përhapur informacione të rrejshme kudo në Ballkan. Nuk besoj se do të gjejë në tokë pjellore në Maqedoni. Një përparësi për qeverinë e re në Shkup është se pas zgjedhjeve evropiane do të ketë qeveri të reja të krahut të djathtë në mbarë Evropën. Për shkak se VMRO-ja është parti e orientuar nga e djathta, mund të gjejnë mbështetje më të madhe për argumentet e tyre kundër kërkesave bullgare në rrugën drejt BE-së”, thotë ish diplomati i parë i BE-së në Shkup.

Доколку се сака решение за билатерално прашање каде би имало балансиран пристап, но и да се земат во предвид критериумите за приклучување на Европската Унија, многу е јасно дека прашањата пов

Mekarti nga IRI konsideron se "të gjitha vendet në rajon përballen me ndërhyrje të jashtme nga vende autoritare, si Rusia dhe Kina, por ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Maqedonia nuk ka ndikim të tillë".

Nadja Muzikina, zëvendësdrejtore për Evropën Qendrore dhe Lindore pranë Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) thekson domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, pavarësisht se kush është në pushtet.

“Nuk besojmë se ka kërcënime për Marrëveshjen e Prespës tani që Maqedonia e Veriut ka qeveri të re dhe presim që VMRO-DPMNE dhe presidentja e re të qëndrojnë në rrugën drejt BE-së”, deklaroi përfaqësuesja e NDI-së.

Sipas saj, rajoni po kalon nëpër turbulenca dhe prandaj është i nevojshëm fokus më i madh i bashkësisë ndërkombëtare në Ballkan.

E pyetur nëse është e shqetësuar se Maqedonia e Veriut dhe rajoni përballen me tensione të reja etnike në kushte të ngadalësimit të zgjerimit drejt BE-së, por edhe rritjes së ndikimit pro-rus, ajo tha se "tensionet etnike gjithmonë paraqesin shqetësim, jo ​​vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajonin në tërësi”.

"Ka një ngadalësim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka tensione në Bosnje e Hercegovinë, ngecje të reformave në Mal të Zi. Me rëndësi është që Maqedonia e Veriut të mbetet në kursin pro-evropian, por gjithmonë duhet të merret parasysh dhe të kihet kujdes nga ndikimi rus në vend", thekson Muzikina.

Analistët konsiderojnë se zhvendosja nga e majta në të djathtë pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është nxitur nga zemërimi i votuesve për shkak të zhvillimit të ngadalshëm ekonomik dhe korrupsionit të vazhdueshëm që po gëlltit sistemin ku sipas tyre, ndikon në ngadalësimin e qasjes në BE. 

Foto: MIA/EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR