• e mërkurë, 15 janar 2025

Eged: Grenlanda është e hapur për bashkëpunim me SHBA-në në fushën e minierave

Eged: Grenlanda është e hapur për bashkëpunim me SHBA-në në fushën e minierave

Nuk, 14 janar 2025 (MIA) - Kryeministri i Grenlandës, Mut. B. Eged ka deklaruar se territori autonom danez është i hapur për lidhje të afërta me SHBA-në, para se gjithash në fushën e minierave.

"Duhet të bashkëpunojmë me Amerikën. Kemi filluar dialogun dhe kërkojmë mundësi për bashkëpunim me (presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald) Tramp", theksoi Eged.

Ai shtooi se Grenlanda "e mban derën të hapur kur bëhet fjalë për miniera.

"Kështu do të jetë edhe në vitet e ardhshme. Ne duhet të tregtojmë me Amerikën," theksoi Eged.

Por ai nuk sugjeroi se Grenlanda ishte e hapur për t'u marrë nën kontroll nga SHBA-ja.

Tramp, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, javën e kaluar deklaroi se ai nuk e përjashtoi ndërhyrjen ushtarake për të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Grenlandës.

Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Xhej Di Vens tha në një intervistë për Foks njuz se SHBA-ja tashmë ka "trupa në Grenlandë", në një bazë ushtarake në pjesën veriperëndimore të ishullit.

Përveç vendndodhjes së saj strategjike, Grenlanda, e cila kërkon pavarësinë nga Danimarka, ka rezerva të mëdha mineralesh dhe nafte, megjithëse kërkimi i naftës dhe uraniumit është i ndaluar.

Tramp gjithashtu deklaroi gjatë mandatit të tij të parë se donte të blinte Grenlandën, por Danimarka e refuzoi menjëherë ofertën. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR