• e premte, 22 nëntor 2024

Dy të mitur janë lënduar rëndë pasi që automjeti i tyre doli nga rruga

Dy të mitur janë lënduar rëndë pasi që automjeti i tyre doli nga rruga

Tetovë, 19 mars 2024 (MIA) - Dy të mitur sot janë lënduar rëndë pasi që automjeti i tyre doli nga rruga rreth orës 14 në rrugën lokale Strimnicë-Çellopek.

"Në SPB Tetovë ka pasur paraqitje se automjeti "smart" me targa të Tetovës, drejtuar nga një i mitur nga Çellopeku ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi dhe bashkëudhëtari në automjet, gjithashtu i mitur nga Strimnica kanë marrë lëndime të rënda trupore, që janë konsstatuar në Spitlain klinik të Tetovës", informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Brenda dy ditëve ky është aksidenti i dytë në të cilin të miturit kanë drejtuar automjetin dhe janë lënduar për shskak të daljes nga rruga. Të dielën rreth orës 17:30 afër vendit "Orman" afër Dobroshtit, një i mitur ka pësuar lëndime në një aksident rrugor. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR