Dronët ukrainas sulmuan një fabrikë ruse të karburantit
- Ukraina ka kryer sulme me dronë ndaj një fabrike të karburantit dhe energjisë në provincën ruse Oriol, deklaroi sot guvernatori i krahinës qendrore ruse.
- Post By Sara Ademi
- 08:12, 12 mars, 2024

Moskë, 12 mars 2024 (MIA) - Ukraina ka kryer sulme me dronë ndaj një fabrike të karburantit dhe energjisë në provincën ruse Oriol, deklaroi sot guvernatori i krahinës qendrore ruse.
Ai shtoi se mbetjet e dronit kanë rënë në kompleks. "Nuk kishte viktima", shënoi guvernatori Kliçkov në Telegram.
Sipas shërbimit për raste emergjente, një cisternë është djegur si pasojë e sulmit. sa/
Foto: Skrinshot