• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dronët një kërcënim i madh për sigurinë e LO 2024 në Paris

Dronët një kërcënim i madh për sigurinë e LO 2024 në Paris

Paris, 19 mars 2023 (MIA) – Sulm i kryer gjatë Lojërave olimpike 2024 në Paris me dronë, që tashmë janë në qendër të vëmendjes, është një skenar që po shqyrtohet seriozisht nga autoritetet franceze duke premtuar një sistem mbrojtës "pa konkurrencë".

“Këtë vërtetë e marrim seriozisht dhe punojmë në atë skenar tashmë një kohë të gjatë”, deklaroi një zyrtar i lartë i përfshirë në organizimin e Lojërave olimpike 2024 për mediat franceze.

Lojërat olimpike në të kaluarën në disa raste kanë qenë cak i sulmeve terroriste.

Ekipi olimpik izraelit ka qenë cak i një sulmi nga komandot palestineze gjatë kohës së Lojërave në Munih në vitin 1972, ndërsa përgjatë Lojërave olimpike më 1986 në Atlanta një bombë pati shpërthyer në një park.

Që atëherë, asnjë akt terrorist nuk la nën hije Lojërat olimpike, por kërcënimi gjithmonë ekziston.

FOTO: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR