• e diel, 06 tetor 2024

Donaruma: Është fantastike të luash me Mbapen

Donaruma: Është fantastike të luash me Mbapen

Paris, 27 gusht 2023 (MIA) – Portieri i Pari Sen-Zhermenit, Xhanluigji Donaruma është i sigurt se Kilian Mbape do të qëndrojë në PSZH. Italiani është i lumtur që është në të njëjtin ekip me një prej futbollistëve më të mirë në botë.

"Është kënaqësi të luash me Kilian, është fantastike. Mendoj se sigurt do të qëndrojë në PSZH dhe se do të luajmë së bashku në të njëjtin ekip", ka thënë ai.

Kujtojmë se në fillim të qershorit, Mbape e njoftoi PSZH-në se ka për qëllim të kalojë edhe një sezon në klub, por nuk do ta vazhdojë kontratën. Pas kësaj, parisienët e futën lojtarin në listën e transferimeve dhe e suspenduan nga stërvitet me grupin e përgjithshëm. Megjithatë, palët zgjidhën konfliktin, lojtari u rikthye në ekip dhe ka vazhduar negociatat për zgjatjen e kontratës.

Flitet se Mbape pas përfundimit të sezonit do të kalojë te Real Madridi si lojtar i lirë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR