• e mërkurë, 26 qershor 2024

Do të punoj për bashkim kombëtar maqedonas, porositi mandatari Mickoski

Do të punoj për bashkim kombëtar maqedonas, porositi mandatari Mickoski

Veles, 17 qershor 2024 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për formimin e Qeverisë, Hristijan Mickoski sot në fjalimin me rastin e 34 vjetorit të formimit të partisë, theksoi se si kryetar i partisë që punon për bashkimin kombëtar maqedonas i shtrinë dorën LSDM-së për dialog për të gjitha çështjet kryesore për shtetin dhe me rëndësi për qytetarët.

"Ato koalicione joparimore dhe negociata nën tavolinë nuk do t'i bëj dhe nuk do t'u punoj pas shpine, as nuk më shkon mendja të ndërhyj në to. Ata nga unë si kryetar i partisë që dëshiron dhe punon për bashkimin kombëtar maqedonas kanë dorën e zgjatur për dialog për të gjitha çështjet kryesore për shtetin dhe me rëndësi për qytetarët. Shtrij dorën për bashkim kombëtar maqedonas për të gjitha çështjet e rëndësishme për vendin. Uroj që t'i tejkalojnë problemet e mëdha dhe të ulemi në tryezë për të biseduar për të ardhmen e atdheut tonë", ka thënë Mickoski.

E gjithë kjo nuk duhet kuptuar si amnisti nga përgjegjësia, sqaron Mickoski, duke theksuar se në ta sheh si partner me të cilët kanë përgjegjësi të përbashkët ndaj gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme për krijimin e pozitave unike shtetërore.

"Sigurisht këtë nuk duhet ta kuptojnë si amnisti nga përgjegjësia për krimet, por në ta do të shoh partner me të cilët kemi përgjegjësi për hir të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të punojmë në krijimin e pozicioneve unike shtetërore kur bëhet fjalë për çështje thelbësore me rëndësi për Maqedoninë", deklaroi Mickoski.

Për disa ditë, tha ai, Maqedonia do të ketë qeverinë e re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. "Në periudhën e kaluar kur u formua kjo qeveri, me kujdes i ndoqa ato mesazhe nga disa qendra politike nga opozita e re se i është dhënë shumë koalicionit VLEN që është një insinuatë dhe paramendoni ata që për shtatë vite ishin argatë kryesor të BDI-së të paktën tre të katërtat e pozitave që kanë humbur na thonë tani se ju kemi dhënë shumë”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se nuk do të lejojë që VMRO-DPMNE të bëhet ajo që ishte LSDM-ja, dhe as partneri i saj i koalicionit shqiptar VLEN të bëhet si BDI.

Përderisa partnerët shqiptarë punojnë sipas ligjit në interes të shtetit, Mickoski theksoi se do të jenë partnerë të barabartë në Qeveri, duke sqaruar se nëse dikush humb në agjendat kriminale apo të tjera, do të sanksionohet përfshirë edhe ata nga partia e tij.

"Maqedonia është shtet i përbashkët dhe përderisa partnerët shqiptarë punojnë sipas ligjit dhe në interes të shtetit, ne do të jemi partnerë të barabartë në Qeveri. Nëse dikush futet në agjenda kriminale apo të tjera, do të sanksionohet, përfshirë edhe ata nga partia jonë. Nuk do të lejoj që VMRO-DPMNE të bëhet ajo që ishte LSDM, e as VLEN të bëhet si BDI", tha Mickoski.

Në fjalën e tij ai theksoi se nuk do t'i nënshtrohet temave që përçajnë, duke iu referuar problemeve edhe rreth varfërisë së qytetarëve. Thotë se 600 mijë banorë në vend jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë, ndërsa në shëndetësi ekziston kaos.

Foto: VMRO-DPMNE printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR