• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dje janë sanksinonuar 773 vozitës, 73 kanë qarkulluar pa patent shofer

Dje janë sanksinonuar 773 vozitës, 73 kanë qarkulluar pa patent shofer

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët për punë të brendshme, dje, duke ndërmarrë të gjitha masat e planifikuara, në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për automjete, në nivel të tërë shtetit lëshuan gjithsej 773 urdhërpagesa në bazë të shkeljeve të kryera sipas dispozitave të këtyre ligjeve.

Siç kumtuan sot nga MPB, në suaza të kontrolleve, në pajtim me trendet staistikore, pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjnë me vozitjen me shpejtësi më të madhe nga e lejuara 175, si dhe parkimin e parregullt 252. Ndërsa, menjëherë pas tyre vijojnë shkeljet për vozitjen pa lejen e drejtimit 73, më tej mospërdorimin e rripit të sigurisë 48, si dhe 34 shkelje për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.

"Përndryshe dje, në gjashtë raste janë detektuar vozitës që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë kanë kaluar në sinjalin e kuq, ndërsa janë evidentuar edhe tetë shkelje të këmbësorëve. Në përputhje me Ligjin për automjete u evidentuan gjashtë automjete teknikisht të parregullta, si dhe 17 automjete të paregjistruara", ceket në kumtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet e përforcuara në pikëpamje të sigurisë së komunikacionit, ndërsa vazhdimisht janë duke u realizuar edhe aktivitetet parandaluese nëpër të gjithë sektorët e punëve të brendshme në drejtim të tërheqjes së vëmendjes dhe apelit të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për respektimin e plotë të rregullave dhe të dispozitave të komunikacionit.

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR