Hapet konkursi për çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese 2025
- Është hapur konkursi për "Çmimin nga Bashkimi Evropian për gazetari hulumtuese 2025", konkurs vjetor për storjet më të mira hulumtuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) i fton të gjithë gazetarët të cilët kanë publikuar storje hulumtuese gjatë vitit të kaluar kalendarik të paraqiten për çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:28, 19 maj, 2025
Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Është hapur konkursi për "Çmimin nga Bashkimi Evropian për gazetari hulumtuese 2025", konkurs vjetor për storjet më të mira hulumtuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) i fton të gjithë gazetarët të cilët kanë publikuar storje hulumtuese gjatë vitit të kaluar kalendarik të paraqiten për çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese.
Afati për parashtrim të aplikacioneve është 16 qershori, 2025, deri në orën 00:00.
Qëllimi i çmimit është t'i njohë arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë hulumtuese dhe ta rrisë dukshmërinë e storjeve cilësore.
Fondi shpërblyes për Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10.000 euro dhe mirënjohjet ndahen në kuadër të projektit "Përforcimi i cilësisë së gazetarisë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi II".
Çmimi ndahet në vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbi, BeH, Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut) dhe Turqi. Krahas mirënjohejeve nacionale do të shpërblehen edhe storjet më të mira rajonale.
Fondi shpërblyes për çmimin nacional dhe atë rajonal është nga 10.000 euro. Në secilin vend, tre storjet më të mira do të shpërblehen, ndërsa çmimet nacionale dhe rajonale janë nga 5.000 euro për vendin e parë, 3.000 për të dytin dhe 2.000 për vendin e tretë.
Secili kandidat mund të paraqesë storje të veta për çmimin nacional, rajonal apo për të dytë. Një kandidat në konkurs mund të paraqesë më së shumti tre storje.
Komisioni i jurisë për çmimin nacional ka të drejtë ekskluzive tek të cilët do të njohin vlerë rajonale, t'i propozojnë edhe për çmimin rajonal, madje edhe në rast se ato storje gjatë aplikimit nuk janë paraqitur për atë konkurs. Në këtë rast organizuesit do të kërkojnë leje nga autori për të marrë pjesë në konkursin rajonal.
Konkursin për çmimin e BE-së për gazetari hulumtuese 2025 e organizon Tomson media, ndërsazbatues në RMV është Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, organizata me përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e mediumeve, promovimin e të drejtave të gazetarëve dhe gazetarisë profesionale.
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi të cilin e përbëjnë Rrjeti hulumtues raportues ballkanik - BIRN Hab, Universiteti qendror-evropian (CEU) - Hungari, Asociacioni i gazetarëve (AJ) - Turqi, Tomson Media (TM) - Gjermani, Universiteti Goce Dellçev Shtip (UGD) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjëpsve mediatik (SHPGPM) - Maqedoni e Veriut, Asociacioni i mediumeve nga Evropa juglindore (MACE) - Mali i Zi dhe Rrjeti hulumtues raportues ballkanik Kosovë (BIRN Kosovë). ab/
Fotо: SPGPM