Mekanizmi i Agjendës së reformave do të sigurojë monitorim transparent dhe inkluziv të procesit reformues
- Ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot mori pjesë në Takimin e parë të mekanizmit nacional konsultativ për Agjendën e reformave i cili u mbajt në Delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, bashkëorganizuar nga Ministria për Çështje Evropiane dhe Instituti për Politika Evropiane (EPI). Murtezani tha se ky takim është mënyrë të re për ndërtimin e konsensusit për reformat thelbësore.
- Post By Fami Bajrami
- 12:01, 19 maj, 2025
Shkup, 19 maj 2025 (MIA)- Ministri për Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot mori pjesë në Takimin e parë të mekanizmit nacional konsultativ për Agjendën e reformave i cili u mbajt në Delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, bashkëorganizuar nga Ministria për Çështje Evropiane dhe Instituti për Politika Evropiane (EPI). Murtezani tha se ky takim është mënyrë të re për ndërtimin e konsensusit për reformat thelbësore.
“Agjenda e reformave nuk është thjesht dokument teknik, është hartë transformimi, vizion për të ardhmen që rrjedh në hapa, afate dhe rezultate konkrete, për realizimin e të cilave nevojitet unitet si dhe përfshirjen e institucioneve shtetërore dhe të sektorit civil”, tha ai.
Ne tani, shtoi ai, jemi në fazën përfundimtare të përcaktimit të strukturës nacionale që do të punojë për zbatimin e RA, e cila në nivel politik dhe operacional do të koordinojë të gjithë procesin dhe do të garantojë koherencën institucionale.
Sot, vizioni ynë merr edhe strukturën e vet përmes këtij Mekanizmi nacional që do të sigurojë transparencë, gjithëpërfshirje dhe ndjekjen e reformave të bazuar në prova. Përmes këtij mekanizmi, faktikisht po hapim derën për dialog sistemik midis institucioneve, qytetarëve, komuniteteve shkencore dhe të biznesit, tha ai.
Sipas tij, Agjenda e reformave 2024–2027 e Maqedonisë së Veriut tanimë është njohur në Bruksel, jo si retorikë politike, por si një përpjekje serioze për reforma. Ne treguam se reformat nuk janë angazhim abstrakt, por praktikë konkrete. U plotësuan pesë hapat fillestarë reformues të parapara deri në shkurt të këtij viti, duke përfshirë edhe Ligjin e ri për kontrollin e brendshëm financiar publik, aktet nënligjore të Ligjit për Buxhetet, reformat në përzgjedhjen e organeve drejtuese të kompanive shtetërore dhe vendimet për personelin në gjyqësor. Si konfirmim i rolit tonë udhëheqës në rajon në këtë kontekst, tanimë dorëzuam kërkesë për lirimin e 17.1 milionë euro nga KE-ja.
"Këto masa janë vetëm një pjesë e Agjendës së reformës e cila sjell nxitje shtesë financiare prej 750 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e këtyre mjeteve janë për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore dhe pjesa tjetër e konsiderueshme është e paraparë për projekte investuese dhe zhvillim socio-ekonomik, me lidhje të qartë midis reformave dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Paralelisht, po punohet në 16 hapa të rinj me afat përfundimtar në qershor të vitit 2025, me vlerë mbi 70 milionë euro. E gjithë kjo tregon se ne tanimë filluam të ndiejmë përfitimet e anëtarësimit, para se të bëhemi formalisht shtet anëtar i Bashkimit Evropian", ka thënë ai.
Detyrimi ynë nuk është vetëm teknik, por edhe komunikues dhe politik. Për këtë arsye ai theksoi Planin e komunikimit dhe dukshmërisë i cili siguron transparencë, komunikim të dyanshëm dhe platformë digjitale për informimin e publikut.
"Progresi nuk matet vetëm me numrin e ligjeve, por me mirëkuptim dhe pjesëmarrje. Ky mekanizëm është urë drejt 'legjitimitetit koordinues', kur reformat pranohen nga të gjithë të interesuarit. Reformat janë afatgjata dhe kërkojnë partneritet. Si koordinator nacional, përgjegjësia ime është të siguroj gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie. Përmes këtij Mekanizmi, do të kemi dialog dhe fotografi të qartë të progresit tonë", tha Murtezani.
Foto: printskrin