• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e dytë e protestës para "Euronikel industri" në Kavadar, të punësuarit kërkojnë të sigurihen para për rroga, xehe dhe rrymë për kombinatin, të mos shuhet furra e fabrikës

Dita e dytë e protestës para

Kavadar, 19 tetor 2023 (MIA) - Dita e dytë e protestës para "Euronikel industri" në kavadar, të punësuarit sot i përsëritën kërkesat që të sigurohen para për rroga, xehe dhe rrymë për kombinatin, ndërsa furra e fabrikës të mos shuhet.

Nga organizata sindikaliste theksuan se mungesa e punës në këtë objekt. ish-"Feni", godet standardin jetësor të populaltës, sepse, siç thanë, nga fabrika drejtpërdrejtë ushqehen rreth 800 familje, ndërsa në mënyrë indirekte mijëra, sepse për gjigantin punojnë transportues të shumtë.

Mile Gjorgjiev, kryetar i Sindikatës tha se kërkojnë të sigurohen mjete financiare për mirëmbajtjen rrjedhëse të fabrikës dhe të mos lejohet çkyçja e e paralajmëruar e furrës në fabrikë.

Të punësuarit e pakënaqur morën mbështetje nga Sindikata e industrisë, energjetikës dhe xeehtarisë SIEX. Kryetari i SIEX-së, Igor Gerasov theksoi se fabrika lshtë subjekt i rëndësishëm ekonomik në shtet dhe se gjatë mujave të kaluar intensivisht kanë pasur negociata me menaxhmentin. Gerasov përkujtoi se para tre muajve ishin organizuar protesta të qeta para fabrikës pa çrregullim të procesit të punës, me qëllim të gjetjes së situatës më të mirë për të punësuarit.

Mbështetje për të punësuarit dhanë edhe transportuesit që punojnë për fabrikën. ab/

Foto : МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR