• e mërkurë, 02 tetor 2024

Ditët në vijim mot kryesisht me diell, me rritje graduale të temperaturës

Ditët në vijim mot kryesisht me diell, me rritje graduale të temperaturës

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell, me rritje graduale të temperaturës. Në fillim të javës së ardhshme, siç informojnë nga DPHM-ja do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu e shoqëruar me vranësira të vogla.

Nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. UV=9. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 20, ndërsa ajo maksimale nga 28 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të arrijë deri në 37 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR