Lufta midis Izraelit dhe Iranit do të ketë pasoja mbi sektorin energjetik
- Maqedonia e Veriut nuk do të mbetet imune ndaj pasojave në sektorin energjetik të shkaktuara nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën midis Izraelit dhe Iranit, vlerësojnë disa nga ekspertët, pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Energjetika 2024”, e cila nga sot deri të premten mbahet në Strugë nën organizim të Shoqatës energjetike të Maqedonisë (ZEMAK).
- Post By Fami Bajrami
- 16:36, 2 tetor, 2024
Strugë, 2 tetor 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut nuk do të mbetet imune ndaj pasojave në sektorin energjetik të shkaktuara nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën midis Izraelit dhe Iranit, vlerësojnë disa nga ekspertët, pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Energjetika 2024”, e cila nga sot deri të premten mbahet në Strugë nën organizim të Shoqatës energjetike të Maqedonisë (ZEMAK).
Ministrja për energjetikë, miniera dhe burime minerale, Sanja Bozhinovska thotë se po e monitorojnë rregullisht situatën dhe nuk pret që të ketë impakt të madh në rajon.
Profesori në pension nga FETI, Vangel Fushtiq thekson se vendi nuk është i izoluar dhe është i lidhur me sistemin evropian të energjisë elektrike.
"Gjithçka që ndodh në nivel evropian, pres të ndodhë edhe këtu. Edhe pse për ne si vend më i vogël, efektet do të jenë më të vogla, megjithatë gjithçka që do të ndodhë në rajon do të na tangojë edhe neve. Kjo do të thotë se do të duhet të jemi të gatshëm për t'u përballur me realitetin për të parë se si mund t'u përgjigjemi sfidave që na presin. Të bëhet një analizë strategjike se ku jemi me resurset energjetike dhe çfarë mund të bëjmë më mirë për t'u përgatitur, dhe jo të presim ku do të ndodhë diçka dhe më pas të reagojmë", ka thënë Fushtiq para fillimit të Konferencës.
Edhe profesori Konstantin Dimitrov pret që situata aktuale të ndikojë në çmimin e energjensave duke shtuar se çmimi i energjisë elektrike në shtet duhet të rritet.
Lidhur me çmimin e energjisë elektrike dhe atë që vendet e Ballkanit Perëndimor paguajnë rrymë më të shtrenjtë nga vendet e Evropës perëndimore, ministrja dikasteriale ka thënë se është dërguar shkresë deri te Bashkësia energjetike nga dhe pritet përgjigje.
"Siç e dini nga 1 janari do të vlejë çmimi i ri për amvisëritë. Do të diskutojmë me EMV-në, tenderi ende nuk është shpallur nga EVN dhe do të dihen sasitë dhe çmimet. Për rreth dy javë do të kemi përllogaritjet e sakta se sa energji elektrike duhet të importohet. Për momentin është 100 euro për megavat orë dhe nuk do të jetë siç ka qenë 700, 500 euro për megavat orë", tha Bozhinovska.
Foto: MIA